Me celularë të vjetër dhe miliona dollarë/ Ku fshihet ‘bosi’ turk i kriptomonedhës?! Mediat turke: Mafia shqiptare po e strehon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bosit i kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer i cili kërkohet në Turqi prej 8 muajsh për mashtrimin me kriptomonedhat Thodex, mendohet të jetë sërish në Shqipëri.

Ai humbi gjurmët pasi u zbulua se u arratisë në Shqipëri më 20 prill të 2021 me miliona dollarë kripto para që i përkisnin 400 mijë njerëzve. Informacioni i fundit në dosjen hetimore është se ai ndodhet në Shqipëri.

Përpjekjet e policisë shqiptare dhe turke për gjetjen dhe arrestimin e tij nuk sollën asnjë informacion për vendodhjen e tij deri në këto momente, që siç thuhet ndodhet në Shqipëri.

Policia po shqyrton mundësinë që Özer t’i ketë lënë miliona dollarët që grumbulloi nga viktimat e Thodex-it mafias shqiptare për t’i fshehur. Sipas policisë turke, mafia shqiptare ka qenë një faktor që ka “mbrojtur” kriminelin dhe ka ndikuar në moskpjen e tij.

Është thënë se deri më tani nuk ka të dhëna se Özer është larguar nga Shqipëria.

Gjithashtu thuhet se Faruk Fatih Ozer, bosi i arratisur i Thodex, përdor një telefon të modës së vjetër në vend të një telefoni të ri, në mënyrë që të bëjë të pamundur përgjimin.

U konstatua se Ozer i kishte marrë të gjitha dokumentet e kompanisë së tij Serap Ozer më 18 prill dhe kishte ikur në Shqipëri dy ditë më vonë. Është vlerësuar se Özer ka bërë përgatitje para se të arratiset dhe ka marrë me vete një shumë të madhe parash.

Kujtojmë se Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.

Lexo edhe :  Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose...

TRT Haber fillimisht zbuloi se ndihmësi I tij ishte Altjan Canaj, I cili kishte dëshmuar më pas se nuk e dinte atë si fajtor dhe ai kishte theksuar se kishin ndihmuar Faruk Fatih Özer me Edevaldo Haxhiu, për të cilin ai tha se ishte truri kryesor në arratisje. Në Turqi , janë lëshuar në total 82 urdhër arresti, përfshirë Ozer, për të cilët u lëshua një urdhër arresti. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.

Të fundit

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim,...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV