Berisha dorëzoi statutin e ri, ja kush do vendosë për “fatin” e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtari Agron Zhukri është caktuar për të shqyrtuar kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, që u ngrit nga Kuvendi i Sali Berishës, për regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Tashmë çështja është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe në ditët në vijim do të shqyrtohet.

Më 11 dhjetor, Kuvendi i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha miratoi ndryshimet në statut të cilat përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, të kryedemokratit dhe sekretarit të përgjithshëm me logo dhe vulë të re të partisë.

Brenda 48 orësh në Gjykatën e Tiranës u depozituan dy kërkesa të veçanta për ndryshime të statutit të Partisë Demokratike.

Në kërkesën e depozituar të martën, Partia Demokratike kërkoi pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut 2021.

Ndërsa të mërkurën Komisioni i Rithemelimit i kërkoi gjykatës të pasqyrojë ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin 11 dhjetorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania”. Kërkesa e dorëzuar nga PD do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça. PD tashmë është me dy statute në Gjykatën e Tiranës.

Të fundit

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët të zbulonin se një gjen...

Lajme të tjera

Web TV