Veliaj i dhuron “Kullën e Sahatit” ministrit të Jashtëm të Malit të Zi: 2022 mundësi fantastike për të promovuar të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana si Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022 do të jetë një mundësi e mirë jo vetëm për të rinjtë nga Shqipëria, por dhe për ata nga rajoni.

Për të konkretizuar nismat e përbashkëta, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Đorđe Radulović me të cilin diskutoi mbi rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si turizmi, start-up-et etj.

“Ne e çmojmë shumë fqinjësinë e veçantë që kemi me Malin e Zi, duam qe kjo miqesi të përkthehet edhe në nivelin e kryetarëve të bashkive dhe të rinjve tanë”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se 2022 do të jetë një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për të promovuar të rinjtë e Tiranës, por edhe të rinjtë e gjithë rajonit.

“Jam i sigurt se në Ulqin, Podgoricë, në Tivar e Tuz ka të rinj fantastik që po bëjnë punë të mrekullueshme. Mund të jenë ata që merren me çështje mjedisore si liqeni i Shkodrës që folëm, mund të jenë ata që merren me të drejtat e njeriut, që promovojnë turizmin, start-up-et, ndaj mezi pres që të kemi këtë bashkëpunim vitin tjetër mes të rinjve të Malit të Zi e Shqipërisë dhe shpresoj që ditët më të mira për rajonin tonë janë përpara”, nënvizoi ai.

Në shenjë të miqësisë mes dy vendeve, Erion Veliaj i dorëzoi ministrit Radulović “Kullën e Sahatit” të Tiranës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Đorđe Radulović falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen dhe e ftoi atë për një vizitë në Malin e Zi.

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV