“Mandati i tretë ishte i ëmbël dhe i hidhur”/ Rama gjatë takimit me ambasadorët: Ndjej se nuk kemi bërë mjaftueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj në vendin tonë, në një takim tradicional të fundvitit.

Gjatë takimit, kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur një fjalim, ku ndër të tjera, ka prekur dhe fitoren në mandatin e tretë qeverisës.

Rama shprehet se mandati i tretë ishte i ëmbël dhe i hidhur, pasi sipas tij, nuk ka bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë.

“Besoj se viti i ardhshëm do të jetë kyç, jo vetëm për Shqipërinë por për Ballkanin por edhe për Europën dhe Botën. Perëndimorë ose lindorë, veriorë dhe jugore. Është themelore që të mos lëmë gjendjen e emergjencës që të na marrë mendjen. Është jetike të mos tërhiqemi nga izolimi. Shqipëria e di më së miri se cila është kostoja e izolimit. Ne mësuam me hir ose pahir. Askush nuk mund ta përballojë vetëm. Jemi të gjithë rishtarë të sfidave. Mund të mësojmë nga sukseset dhe dështimet e njëri-tjetrit. Pasojat, siç kemi mësuar nga pandemia, janë të menjëhershme. Dhe pasojat po zgjasin. Teksa përballemi me këtë armik të padukshëm, nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri-tjetrin. Zor se të qeverisësh një vend të madh, nuk është më e lehtë se sa të qeverisësh një vend më të vogël.

Ajo çka bëjmë tani, do të përcaktojë mbi vitet e tjera nëse do të jenë më të mira ose më të lehta. Si qytetarë të botës, që kemi përgjegjësinë ta bëjmë një vend më të mirë. Dëshira ime për vitin e ri, është të bashkëpunojmë më shumë për të ardhmen. Mandati i tretë më bëri më të përulur, se kurrë karshi njerëzve të Shqipërisë që i dhanë besimin partisë time dhe mua. Më lini të rrëfehem, fitorja ishte njëkohësisht e ëmbël dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishim bërë mjaftueshëm për të shëruar dasitë, në një vend që përndiqet nga e shkuara. Ku kundërshtari politik shihet jo si një kundërshtar me të cilin duhet angazhuar, por si një armik për tu shkatërruar. Pas një fitoreje, më përndjek më shumë se asnjëherë më parë, pafuqia e pushtetit për të ecur aq shpejt sa do të duhej me modernizimin e një vendi, i cili humbi aq shumë dekada përmes diktaturës e më pas rrumpallës, varfërisë absolute e më pas korrupsionit, nga shteti njëpartiak e më pas nga keqqeverisja” – tha Rama.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV