“Reja te ketë kujdes me Brojën, është dhuratë nga Zoti”, Marko: Do themi që Shqipëria e nis ndeshjen 1-0 me Brojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja është kthyer në qendrën e vëmendjes për opinionin sportiv shqiptar. Një sulmues me cilësi që nuk e kemi pasur kurrë më parë në Kombëtare, që na ka dhuruar dy fitore mjaft të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës. Vetëm 20-vjeç dhe po shënon rregullisht në atë që konsiderohet kampionati më i fortë në Europë, në Premier League. Megjithatë Reja ende nuk është bindur për ta hedhur titullar në fushën e lojës.

Në lidhje me këtë çështje ka folur një ish-lojtar shqiptar, Andrea Marko, i cili ka zhvilluar një intervistë për emisionin e moderuar nga Drilon Xhepollari, “Sport Magazine” në “Ora News”. Ish-trajneri është i mendimit se me Brojën duhet të ketë një sjellje ndryshe, pasi është një dhuratë nga vetë Zoti për Kombëtaren kuqezi. Madje shton se në të ardhmen mund të lindi shprehja se Shqipëria e nis ndeshjen 1-0 me Brojën në fushë.

“I kam parë të gjithë golat e Brojës, e ndjek me shumë kënaqësi. Pavarësisht se trajneri nuk do që të shajë ose ofendojë asnjë lojtar, unë mendoj se karshi Brojës duhet patur shumë kujdes. Ne nuk mund të afrojmë lojtarë siç i do trajneri, por do të afrojmë lojtarin ashtu si ai është i përbërë. Pra, në qoftë se Broja është i përkëdhelur, nëse Broja është indiferent në pamjen e jashtme, nëse siç thotë trajneri nuk luan për ekipin mua më vjen çudi. Sepse Broja është një talent dhe talented duhen përkrahur. Aq më tepër nëse ai na vjen si dhuratë, sepse në këtë moment unë mendoj se është dhuratë e Zotit në ekipin kombëtar.

Na ka dhënë 6 pikë, nuk po flas për Andorrën dhe San Marinon, por na ka dhënë 6 pikë me Hungarinë që pozicioni i Rejës do të ishte tepër delikat. Kështu që pozicionimi dhe raporti që duhet të ketë Reja me Brojën duhet të jetë e një shkalle më të lartë, qoftë në marrëdhënin njerëzore, qoftë në respektin ndaj njëri-tjetrit, qoftë për respektin që duhet të kemi për Brojën. Është një lojtar i ri 20 vjeç dhe duhet ta pranojmë siç është. Nuk mund ta sulmoj Rejën në këtë moment sepse ka mendimet e veta. Por kjo është pak konservatore, të mendosh që e dua lojtarin si dua unë.

Lexo edhe :  3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Përderisa shënon gola është i deklaruar në shërbim të skuadrës, është i deklaruar lojtar i domosdoshëm në skuadër. Përderisa ai shënon vazhdimisht në një kampionat si Premier League, atëherë duhet ta kemi në konsideratë. Për futbollin tonë në këtë moment është dhuratë. Nuk mund të themi tani që Broja është i padisiplinuar sepse nuk kryen detyrat taktike të skuadrës. Kjo është egosite. Preket uni i dikujt.

Broja ky është. Ashtu na e ka dhuruar Zoti, shyqyr që e kemi. Nëse Broja do jetë në formacion do të ketë një tifozeri të jashtëzakonshme. Do vijë ai moment kur të themi se nëse Shqipëria e nis ndeshjen me Brojën, e nis me rezultatin 1-0. Siç thonin dikur për Mylerin e madh”, ka deklaruar Adrea Marko./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Të fundit

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Lajme të tjera

Web TV