Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se ethet e pandemisë COVID-19 dhe varianteve të reja vijojnë të mbajnë mbërthyer mbarë globin, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet e fundvitit jashtë vendit, një trend ky që rritet çdo vit.

Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë është çmimi i arsyeshëm, sidomos në ofertat për vendet e rajonit.

Rritja e vaksinimit të popullatës ofron mundësinë e vizitimit të shumë shteteve ndaj jo rrallëherë raportohet që një pjesë e të rinjve janë vaksinuar pikërisht për këtë arsye: të udhëtojnë.

Edhe këtë vit, destinacionet e preferuara për shqiptarët duket se janë Mali i Zi dhe Stambolli.

Por kur planifikoni të udhëtoni, sigurohuni më parë të keni sigurimin e duhur shëndetësor me vete.

POR ÇFARË MBULON “SIGURIMI SHËNDETI NË UDHËTIM” NGA SIGAL UNIQA?

“Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë shumë të kushtueshme.

Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA sjell produktin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”, i cili ju mbron financiarisht për çdo emergjencë mjekësore jashtë vendit.

Konkretisht, ky siguracion mbulon:

Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë

Anullim Udhëtimi

Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

Si dhe Emergjencat dentare”, shprehet për Top News Eledia Mullaj, specialiste e marrjes në sigurim pranë SIGAL UNIQA Group Austria.

Kur nisesh me pushime dhe mbi të gjitha kur çdo gjë e ka të paguar paraprakisht mendon vetëm të kalosh bukur. Por surprizat nuk mungojnë asnjëherë.

Një shembull konkret është ai i 13-vjeçarit H.L, i cili pësoi një dëmtim teksa pushonte në një resort në Antalya të Turqisë.

Ai u transportua në një prej spitaleve më të mirë të zonës, Özel Akdeniz Hastanesi Manavgat.

Mirëpo falë Sigurimit “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA me vlerë vetëm 4 euro ai mbuloi kostot spitalore deri në 5500 euro.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

“Ishim për pushime verore me familjen në një prej resorteve më të mira të Antalyas. Por teksa ishte duke luajtur djali im 13-vjeçar pësoi një aksident.

Na u desh ta çonim menjëherë në spital për shkak të një frakture në kyçin e dorës dhe mjekët e futën direkt në sallën e operacionit.

Si spital privat që ishte kostot ishin me të vërtetë të larta. Por falë sigurimit në udhëtim nga SIGAL UNIQA arriti të kurohej në një kohë rekord”, rrëfen nëna e 13-vjeçarit.

Fatura e Spitalit

Por mos harroni edhe risinë e SIGAL UNIQA sa i përket shëndetit, aplikacionin “Teleshëndet”.

Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Ndërkohë që ju pushoni jashtë vendi, nuk do të shqetësoheni për shëndetin tuuaj, të të afërmve apo miqve që keni pranë në Shqipëri pasi “TeleShëndet” ofron mundësinë e komunikimit me mjekët specialistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Mos harroni! Deri më 31 Dhjetor SIGAL UNIQA vjen tek ju me një ofertë festive: TeleShëndet + Kartë Anëtarësie për vetëm 2000 Lekë.

Lexo edhe: Dhuroni siguri për të dashurit tuaj/ Dhjetor ofertash në SIGAL, “TeleShëndet” + kartë anëtarësie me çmim festiv

Kjo do të ishte dhurata e duhur për familjarët dhe miqtë tuaj për festat e fundvitit pasi asgjë nuk vlen më shumë se shëndeti.

Sipas raportit më të fundit nga AMF, SIGAL UNIQA është kompania e sigurimit me shifrën më të lartë të dëmeve të paguara në Sigurimin e Shëndetit dhe Aksidentet.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, SIGAL UNIQA ka paguar rreth 2.5 milionë euro dëme shëndetësore, si asnjë kompani tjetër sigurimesh në Shqipëri.

 

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për më shumë informacione:

Web: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: info@uniqa.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV