Berisha për skandalin me të dhënat personale: Të ngrihemi në protestat më të fuqishme që ka njohur vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar skandalin e publikimit  pagave mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë dhe targave të makinave dje. Berisha shkruan se në Shqipëri si në asnjë vend të botës të gjitha sistemet dixhitale të narkoshtetit janë në kontroll të plotë të mafies shtetërore të drogës dhe krimit, e cila, sipas tij, përdor të dhënat e tyre për terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk të narkoshtetit dhe bandave të tij ndaj qytetarëve. Sipas tij shpëtimi i vetëm i Shqipërisë janë protestat. “Nxjerrja e të gjithë databazës së shtetit, de facto narkoshtetit, pra të të gjitha të dhënave të privatësisë së qytetarëve nga kreu i Meduzes Edi Rama dhe banda e tij për të maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit arrijnë në 8,2 miliard euro, për benaktin më të rëndë dhe me të pashembullt në historine e një shteti. Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt të Edi Ramës në plaçkitjen e 20 milionë deklaratave në serverin e tatimeve, dërgimin në selinë e PS në duart  patronazhistëve tëtë dhënave personale të rreth 1 milionë shqiptar për terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave të mbi 600 mijë punonjësve publik dhe privat vendas dhe të huaj të Shqipërisë dhe së fundi publikimi i të gjitha targave të lëshuara në Shqipëri duke bërë kështu objekt sulmesh të qindramijra shqiptarëve nga narkoshteti dhe bandate tij mafioze”, tha Berisha.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV