Aksident në Berat/ Mjeti bie në humnerë, plagoset rëndë drejtuesi 33 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin sotëm në aksin rrugor Paftal-Mbreshtan, në ish-Njësinë Administrative Sinjë. Një mjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e përroit” ndërsa zbriste nga fshati Mbreshtan dhe ka rënë në humnerë. Ka qenë një banor i zonës, i cili ka lajmëruar policinë dhe repartin zjarrfikës.

Pas njoftimit, në vendngjarje ka shkuar menjëherë skuadra e MZSH-së, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit, duke e nisur atë drejt Spitalit Rajonal Berat. Sipas burimeve spitalore drejtuesi mjetit është duke marrë mjekime në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e tij është e rëndë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dëmtuari me inicialet S.T. është 33-vjeç dhe është nga fshati Paftal. Mendohet se shkaku i aksidentit të ketë qenë moti i lagësht dhe shpejtësia.

Informacion paraprak

Sot, në aksin Rrugor, Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan shtetasi S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Murrizi: Nëse hapet gara për kryetar të PD do të jem kandidat

Nevojën për reformim të Partisë Demokratike dhe ndryshim të lidershipit të saj e pranon dhe Myslim Murrizi. Si anëtar...

Ulet pragu i moshës së shqiptarëve që kanë probleme me zemrën

Shfaqja e problemeve kardiake edhe tek moshat më të reja shikohet si një kambanë alarmi për kardiologen e spitalit të Gjirokastrës. Sipas saj, në...

Rama ndan videon e radhës: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura!?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend. Kësaj radhe Rama ka...

Tri dekada pas luftërave/ Si trajtohen veteranët në Kosovë e si në rajon?

Përfaqësuesit e 47 mijë veteranëve të regjistruar të luftës në Kosovë ankohen për trajtim të padinjitetshëm nga institucionet shtetërore. Nga shuma e pensionit mujor...

Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje/ Korreshi kundërshton lirimin e hapësirave publike

Aksioni për Lirimin e hapësirave publike në Lushnje ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMTV...

Lajme të tjera

Web TV