“Mbaj përgjegjësi për daljen e pagave dhe inceneratorët”/ Rama-komentuesit: Janë çështje ekskluzive të drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish skandalin e daljes së të dhënave mbi pagën të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë dhe aferën e inceneratorëve, ku përfundoi pas hekurave ish-Ministri Lefter Koka.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur një qytetari, i cili i ka komentuar në faqen e tij në Facebook, ku mes të tjerash i kërkon të japë llogari për këto dy çështje.

Rama ka theksuar edhe njëherë se sa i takon publikimit të të dhënave se në shtete të mëdha ka pasur raste të ngjashme dhe nuk ka dhënë llogari kreu i qeverisë por i ka kaluar drejtësisë. Lidhur me aferën e inceneratorëve, kryeministri e ka cilësuar gjithashtu si çështje të drejtësisë dhe nënvizon se çdo individ i akuzuar duhet të përballet vetë.

Replikat:

Komentuesi: Kjo është një arritje që meriton lëvdata, por unë mendoj që ju duhet të jepni gjithashtu llogari për aferën e inceneratorëve dhe për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Në çdo vend tjetër, kreu i qeverisë duhet të marrë përgjegjësi për atë çfarë ndodhi, por ne diçka te tille z.Rama nuk po e shohim ende as nga ju dhe as nga ata që janë përgjegjësit e kësaj pune.

Kjo nuk është pune partie, por është çështje respekti ndaj qytetareve dhe demokracisë të vendit tonë sepse diçka e tillë është e papranueshme në një vend që kërkon të anëtarësohet në BE.

Urimet më të mira!

Edi Rama: Nuk e di çfarë ke parasysh me çdo vend tjetër, sepse në Amerike, Angli, Francë, që mos vazhdoj me shumë vende të tjera, ka pasur raste të ngjashme, madje me impikime për krejt botën në ndonjë rast dhe nuk di t’i këtë shkuar në mend njeriu të kërkojë të japin llogari krerët e qeverive, por çështja i ka kaluar direkt drejtësise, si një çështje e drejtësisë për të identifikuar e dënuar autorët, ndërkohe që vendet kanë vijuar punën për forcimin e sistemeve përkatëse! Sa për inceneratoret unë jam shprehur fare qartë, që impiantet e ndërtuara janë aty dhe janë shpëtim për zona e komunitete të tëra të vendit, ndërkohë që nëse drejtesia ka akuza për të ngritur për individë të caktuar ato janë çështjez ekskluzive e drejtësise dhe çdo individ i akuzuar duhet të përballet vetë me drejtësine deri në daljen e të vertetës mbi cdo akuzë! Ky është respekti ndaj qytetarëve dhe demokracisë, jo futja e të gjitheve në një thes me akuza kolektive që s’kanë asnjë lidhje me kulturën demokratike e me shtetin e së drejtës. Gezuar festat dhe shendet familjarisht?

Të fundit

A mund të ndalojmë t’i quajmë këta njerëz populistë?

Nga David Brooks Gjatë 20 viteve të fundit, apo kaq shumë prej nesh, tipa vëzhgues socialë kanë shkruar për humnerat...

SHBA e ka shitur Ukrainën poshtë lumit, i tregon Britanisë çfarë do të thotë “Amerikë”

Një superfuqi që dikur ndërtoi aleanca në të gjithë perëndimin po riorientohet në mënyrë dramatike – dhe po ashtu duhet edhe ish-aleatët e saj Gaby...

Përvoja: Unë jam kampion bote në karaoke

M'u desh të këndoja katër këngë para gjyqtarëve dhe një publiku live dhe isha përballë njerëzve nga 42 vende. Në skenë po dridhesha Elizabeth Moya Hera...

SPAK dhe GJKKO nën rrethim, as Policia nuk e mbron

Dy institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria Speciale SPAK dhe Gjykata Speciale GJKKO, reagun për refuzimin e policisë për të mbrojtur institucionin, trupën e...

Lajme të tjera

Web TV