Manastiri Westminster, u shfaq vizioni i Shën Pjetrit, ngrihet manastiri dhe shenjtërohet vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dhjetorr 1065, në Londër, shenjtërohet Manastiri Westminster, i njohur si Westminster Abbey. Sipas gojëdhënës, më shumë se 1 mijë vjet më parë, një peshkatar në lumin Thames pa vizionin e Shën Pjetrit në breg. Manastiri u ngrit pikërisht në vendin ku u shfaq Shën Pjetri; kjo është arsyeja përse peshkatarët e kanë bërë zakon që t’i dhurojnë peshq salmon çdo vit këtij manastiri. Historikisht, Westmister Abbey u themelua në vitet 960 nga Shën Dunstan, i ndihmuar nga mbreti Edgar, për të strehuar një komunitet murgjësh.

Në vitin 1042, mbreti Edward filloi restaurimin a rindërtimin e manastirit të Shën Pjetrit në Westminster Abbey. Punimet përfunduan në vitin 1090, por objekti u shenjtërua më parë, 28 dhjetor 1065, vetëm një javë para vdekjes së mbretit Edward më 5 janar 1066. Një javë më vonë mbreti u varros në këtë kishë, dhe nëntë vjet më vonë gruaja e tij, Edith u varros pranë tij. Që nga ajo kohë, monarkët britanikë janë varrosur në Westminster Abbey.

***

Abbey Westminster është një tempull i madh me emrin zyrtar Kisha Kolegjiale e Shën Pjetrit në Westminster. Kjo është një strukturë gotike e vendosur në perëndim të Dhomave të Parlamentit në zonën qendrore të Londrës, Westminster. Këtu deri në vitin 1539 kishte një vendbanim manastiri benediktin, derisa manastiri u shfuqizua. Midis 1540 dhe 1556, kisha kishte statusin e një katedrale.

Por, përkundër emrit të saj aktual, Abbey Westminster zyrtarisht nuk është as një abaci dhe as një katedrale. Që nga viti 1560, Elizabeta I lëshoi një statut të posaçëm mbretëror për kalimin e kishave Angleze në statusin e Veçantës Mbretërore (veçantia mbretërore, klasa), sipas së cilës dekani dhe krerët e kishave të mbretërisë i binden monarkut, dhe jo peshkopit.

Të fundit

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Zjarri në Hoshtimë, digjen varrezat e fshatit, FNSH dhe zjarrfikësit evakuojnë banorët

Alarmante paraqitet situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës, ku pasditen e kësaj të diele u aktivizua një vatër zjarri. Prej orësh tanimë, zjarrfikësit janë duke...

Lajme të tjera

Web TV