Aksidenti tragjik/ Humbën jetën babë e bir, arrestohet shoferi i mjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme policia ka njoftuar masën e arrestit ndaj Arlind Mihaj, drejtuesit të mjetit ‘Benz’. Mihaj i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital, akuzohet si shkaktar i aksidentit të rëndë ku vdiqën babë e bir të familjes Prenga.

Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga. Si pasojë e përplasjes së fortë, Benz-i ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i saj, Mihaj me origjinë nga Tropoja ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spitalin e Traumës.

Pas përplasjes, ndërroi jetë i mituri me iniciale O.P., i cili ishte në sediljen e pasme të makinës, ndërsa në spital ndërroi jetë edhe babai i të miturit, Shkurt Prenga.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e lartë. Familja Prenga po udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës për të takuar dajat e bashkëshortit të saj. Ndërsa për pak ditë do të shkonin të gjithë në Itali, ku ishin zhvendosur prej disa muajsh.

Të fundit

“Më sjellin kallëzime për blerje votash por nuk ka prova”, Altin Dumani: 5 parti…

56 kallëzime u bënë nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore njoftoi kreu i SPAK Altin Dumani, por...

Luçiano Boçi: Benet oksfordiani i mat aktorët me litra rolesh dhe kilogramë drame

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi një ditë më parë kryebashkiaku...

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të "rifreskuar" këtë...

Lajme të tjera

Web TV