Të shtëna me armë në SHBA! Katër të vrarë, mes tyre autori i dyshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona kanë ndërruar jetë pas një sulmi me armë, mes tyre dhe autori i dyshuar, në Denver. Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e metrosë së Denverit, aty ku mbeti i plagosur dhe një oficer policie. Të shtënat nisën pak pas orës 17:00, ku katër persona u qëlluan, duke lënë të vdekur gra të rritura, një burrë dhe vetë autorin e dyshuar të sulmit.

Policia mori një thirrje për të shtëna në një biznes pak para orës 18:00, sipas zëdhënësit të policisë së Lakewood, John Romero.

Nga ulmi mbeti i plagosur dhe oficeri i policisë së Lakewood, pasi u qëllua nga autori. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën mirëpo do duhet ti nënshtrohet një operacioni.

Nuk ka asnjë kërcënim për komunitetin, thanë autoritetet, ndërkohë që nuk dihen motivet e të shtënave, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV