Legjenda e futbollit anglez kundër Rejas: Broja dha gjithçka për skuadrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se të gjithë specialistët e futbollit në Angli e shohin Armando Brojën ndryshe nga trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja. Ky i fundit insiston vazhdimisht se Broja do të luajë rregullisht kur të sakrifikojë për ekipin duke bërë sulmin, por edhe mbrojtjen, si dhe ka vënë në dyshim profesionalizimin e sulmuesit.

Por pas Xho Kol dhe Martin Kioun, ka qenë një tjetër legjendë e futbollit anglez, ish-sulmuesi Ian Rajt, ai që ka kundërshtuar idetë e teknikut të kuqezinjve. Duke marrë për bazë ndeshjen e fundit ndaj Uest Hem, ai kishte lëvdata për Brojën duke e vlerësuar si një futbollist i cili bënte gjithçka për skuadrën e tij.

“Disa nga lojtarët e Uest Hem kishin ndeshje të dobët, por duhet t’i japim Sauthempton atë që meriton. Kalj Uoker-Piters luajti mirë, Redmond luajti mirë, Broja me të vërtetë dha gjithçka për skuadrën dhe fitoi penalltinë. Ishte penallti, nuk ka diskutime dhe ju e njihni Uard-Praus, ai nuk do të gabojë”, tha Rajt duke komentuar ndeshjen e fundit të Sauthempton për BBC.

Një deklaratë e qartë që bie ndesh me atë të teknikut të kuqezinjve, i cili duket gjithnjë e më shumë në minorancë në qëndrimin e tij ndaj Brojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të kli

Të fundit

Vrasja e rojes me porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

Një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur në prill të këtij viti në...

Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për Skemën e Investimeve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur zyrtarisht skemat e reja për mbështetjen e fermerëve. Këtë vit janë 9 skema mbështetëse, përveç atyre...

“Çuna respekte, por kaq ishte!” Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve. Përveç lirimit të hapësirave publike në zonat...

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk ndalon lëvizjet edhe në pjesën...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Lajme të tjera

Web TV