Veliaj bën bashkë krerët e besimeve fetare në darkën e Krishtlindjeve: Hapësirat e zaptuara prej vitesh do u rikthehen Kishave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në darkën e Krishtlindjeve bën bashkë krerët e besimeve fetare në Tiranë. Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj uroi shëndet, mbarësi dhe një vit të bekuar për të gjithë kombin tonë, ndërsa dha lajmin e mirë për rindërtimin e disa kishave në kryeqytet dhe ndërtimin e një Kishe Ungjillore në zonën e Bulevardit të Ri.

Më poshtë një pjesë e fjalës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë darkës së Krishtlindjeve:
“Kemi disa lajme të mira për të ndarë. Pas një kalvari të gjatë prej 30 vitesh, më në fund Kisha Ortodokse me Bashkinë e Tiranës kanë zgjidhur një kalvar të hipotekave, të çështjeve të pronave në Shqipëri, për të pasur Kishën e Shën Prokopit, e cila vitin tjetër do të pajiset me një leje nga Bashkia e Tiranës dhe ashtu siç ne themi: “do të jetë më e madhe, më e bukur dhe më e fortë”! Kemi një lajm të shkëlqyer për Kishën Katolike. Më në fund prapë në një kohë rekord, toka tek lapidari, ish-repart ushtarak që i përkiste kohës ku të gjithë mobilizoheshin, armatoseshin për armiq që nuk mbërritën kurrë, do t’i kthehen Kishës Katolike dhe aty do të kemi një kishë që i është dedikuar shenjtores Nënë Terezës. Një kërkesë e shumë besimtarëve, një kërkesë e shumë pelegrinëve që ndjekin turet e pelegrinazhit, që në një vend që krenohet me Nënë Terezën, nuk ka një faltore të saj. Kështu që jemi duke diskutuar edhe shtatoren, edhe faltoren, edhe seminarin, për ta kthyer të gjithë atë hapësirë në një bekim të jashtëzakonshëm për besimtarët katolikë. Gjithashtu jemi afër një vendimmarrje për Kishën Ungjillore, që në një zonë që do të quhet; Nuk e di a do të quhet Tirana e re, apo “Tirana e re fringo fare”. Është një zonë e Bulevardit të Ri, për të mos u ngatërruar me “Tiranën e Re” të pasluftës tek Njësia 5, edhe aty kemi një marrëveshje për një Kishë Ungjillore dhe për t’u siguruar që ky vit i ri na gjen me 3 stacione të besimit. Vërtetë Tirana ka shumë ndërtime dhe unë marr shumë kritika për to, por unë besoj që edhe tek ndërtimi funksionon parimi biblik i kripës, kripa nuk ka nevojë të jetë e shumtë, por duhet të jetë mjaft dhe me karar dhe sadopak i jep shije gjellës. Edhe pavarësisht se këto janë 3 akupunktura në një qytet të stërmadh, unë prapë besoj që janë tamam si kripa për gjellën që gatuhet në shpirtrat dhe në komunitetin tonë”.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Lajme të tjera

Web TV