Vendimet e qeverisë/ Balluku: Do sakrifikojmë dhe do të ndihmojmë Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se E-albania do t’i kalojë në menaxhim një kompanie private. Lajmin e ka hedhur poshtë Ministrja Belinda Balluku e cila është shprehur se lajmi është i rremë. Deklaratën ministrja e ka bërë në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.

Balluku tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Ministria e Energjisë kishte disa çështje që u miratuan.

“Projekti për energjinë dhe klimën, objektivat do të zbatohen deri në vitin 2030. Sot është marrë një vendim për lejet minerare, masa e mbajtur nga paratë që depozitohen si garanci e që më pas përdoren për të gjitha kthimet në identitet sot sipas kërkesës ka shkuar në 10%. Sot kemi pasur dhe disa projekvendime të tjera që kanë të bëjnë me shpronësime”, tha ajo.

Ministrja tha se Kryeministri Rama ka kërkuar që të gjendet me çdo kusht një mundësi që të furnizojë Kosovën për festa,

“Gjitha vendet po përballen me një krizë, ne do të sakrifikojmë do të heqim nga rezervat tona për tia dërguar Kosovës. Kemi bërë një rakordim, sasia e dërguar 7 mijë e 680 mgb, do të nisim në orën 7 të datës 31 dhe do të transmetojmë deri në orën 24 të datës 1 janar. Do të jetë një instrument që do të jetë depozitim, nuk presim shkëmbim financiar, nuk presim në këto kushte të vështira që ata ndodhen që të paguajnë para, kjo sasi do të na kthehet kur ata të kenë komoditetin, në verë”, vijoi ministrja.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV