I shpërtheu lënda plasëse në dorë, identifikohet i riu që humbi jetën në Cërrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Cërrikut ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, ka humbur jetën një i ri.

Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Rexhepi 27 vjeç.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik.

Në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, Erjon Rexhepi., 27 vjeç, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Tensionet me Vladimir Putin – Donald Trump pyet Zelensky-n nëse mund të godasë Moskën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus, madje...

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës, dorëhiqen zv.kryetarët

Ka përfunduar mbledhja në bashkinë e Vaut të Dejës e thirrur nga kryebashkiaku Kristian Shkreli. Raportohet se 3 zëvendëskryetarët e bashkisë, 5 administratorët dhe të...

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Tase: Si u përgatit atentati ndaj tregtarit të naftës

Në kuadër të mega-procesit “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka dëshmuar këtë të martë për herë të parë para trupit gjykues. Bashkëpunëtori...

“Ferr” deri në fund të muajit korrik/ Të shtunën, temperaturat deri në 41 gradë

Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xhakollari...

Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhërin e Ramës, kryeministri: Atëhere ik ti nga puna

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, pas urdhërit të kryeministrit Rama. Sipas Report TV, për këtë...

Lajme të tjera

Web TV