Veliaj zbulon dy këngëtarët e famshëm që do performojnë në sheshin ‘Skënderbej’ natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj janë dy super artistët që do të performojnë nesër në sheshin “Skënderbej”, në natën e ndërrimit të viteve, një spektakël i organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç dy artistëve të famshëm shqiptarë, në shesh do të ketë edhe një super spektakël fishekzjarrësh.

“Me Elvanën dhe Albanin kemi planifikuar një super surpizë për nesër mbrëma: Do e presim të tre Vitin e Ri, vitin kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Koncertin do ta fillojmë në orën 22:00, që njerëzit të kenë mundësi të mbarojnë darkën, e më pas të festojmë me një super spektakël me fishekzjarre – ndoshta spektakli më i bukur për fëmijët – me anë të të cilit duam të japim mesazhin se jeta vazhdon”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se viti tjetër, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, është një mundësi e artë për të treguar se kush jemi.

“Në ndërrimin e viteve, kur Tirana merr zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do të jetë imazhi dhe talenti më europian që ka prodhuar Shqipëria. Do të doja që, ashtu siç e nisim këtë vit me Albanin dhe Elvanën, do të transmetojmë më të mirën tonë, jo se çdo gjë është perfekte, por kur jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë” kemi shansin historik të tregojmë se jemi modernë, se këtu ka talente, çuna dhe goca që punojnë fort në të gjitha fushat. Do të doja që ta nisnim me këmbë të mbarë dhe t’u urojmë të gjithëve nga sheshi në një spektakël fishekzjarrësh edhe me muzikën më të mirë në vend, një vit sa më të mbarë 2022!”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV