Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të enjtes në Lushnje. Bëhet e ditur se një shofer 54-vjeçar ka humbur jetën pasi e zuri poshtë autobusi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Vogël rreth orës 16:10 ndërsa shoferi me iniciale L. Xh., ndodhej poshtë autobusit të ngritur në kriko.
Ndërsa punonte, krikoja ka dalë nga vendi dhe për pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën.