“UNIQA” 18 vjet në Maqedoninë e Veriut/ Ponari: Gjithmonë afër klientëve e gjithmonë transparent me ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania e sigurimeve “Uniqa” për 18 vite me radhë ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm duke u rankuar kompani lider në Ballkan sa i përket tregut të sigurimeve.

CEO i kompanisë Avni Ponari, në një intervistë për TV21 tha se “Uniqa” ka zgjedhur rrugën e drejtpërdrejtë dhe klientëve u ka shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas tij, që prej themelimit të saj, para 18 vjetësh, “UNIQA” ka qenë gjithmonë pranë klientëve dhe problemve të tyre.

“UNIQA është kompani lider në tregun ballkanas të sigurimeve, prej vitesh pasi ajo ka ditur të zgjedhë rrugën e drejtëpërdrejtë, t’ju shërbejë klientëve mirë, t’ju jape produktin e nevojshëm që ata duan. Dhe të jenë gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur marrin primin por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi. Ky është suksesi i UNIQA-s në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë”, tha ndër të tjera Avni Ponari.

I pyetur për 18 vitet e UNIQA-s në Maqedoninë e Veriut dhe për çfarë ndjehet krenar, Ponari u përgjigj:

“Ka shumë për tu krenuar por themelore mbetet gjithmonë stafi. Ne kemi investuar shumë për të patur një staf bashkohor, të ketë produkte bashkohore. Produktet që tregtohen në tregun europian janë tashmë në tregun ku operon UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Natyrisht, ajo që duhet thënë është se, ne jemi gjithmonë afër klientëve dhe gjithmonë transparent me ta. Nuk ndodh të refuzojmë dëme që realisht kanë ndodhur. I paguajmë ato sa më shpejt”.

Intervista e plotë e CEO së SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z. Avni Ponari dhënë për televizionin TV21:

Me ratstin e 18 viteve nga themelimi i UNIQA SH.A si dhe 11 vite të UNIQA Life SH.A  Shkup më 28 dhjetor u organizua inagurimi i zyrave të reja qëndrore në buevardin Ilinden nr.1 Shkup.

Lexo edhe :  U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Inagurimi me prerjen e shiriti për hapjen solemne të zyrave të reja u bë nga ana e Presidentit të Bordit mbykqyrës SIGAL UNIQA GRUP Shqipëri, Maqedonia e Veriut dhe Kosovë Z.Avni Ponari së bashku me Ambasadorin e Republikës së Austrisë Dr. Georg Woutsas, Drejtori i Përgjithshëm i “UNIQA Maqedoni” Z. Driton Azizi si dhe Drjetoresha e UNIQA Life ZNJ. Aleksandra Shkëmbi Antovska.

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV