Britania e Madhe miraton pilulën e Pfizer për të luftuar Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britania e Madhe ka miratuar pilulën Pfizer për të luftuar Covid-19 tek pacientët mbi moshën 18 vjeç.

Miratimi i këtij ilaçi erdhi në kohën kur vendi shënoi një numër rekord rastesh të reja me Covid-19.

Të dhënat tregojnë se pilula Paxlovid është më efektive kur pacienti e merr në fazat e para të infektimit. Sipas rregullatorit të barnave dhe kujdesit shëndetësor britanik, ilaçi duhet të përdoret pesë ditët e para nga shfaqja e simptomave.

Kompania Pfizer këtë muaj deklaroi se Paxlovid është gati 90 për qind efektiv në parandalimin e shtrimeve në spital. Dhe sipas të dhënave më të fundit, ky ilaç është po aq efektiv kundër verisionit të ri të koronavirusit që përhapet me shpejtësi, Omicron.

“Tani kemi një ilaç tjetër antiviral për trajtimin e Covid-19, i cili mund të merret nga goja në vend të intravenoz. Një gjë e tillë do të thotë se ky ilaç mund të përdoret edhe në shtëpi, me rekomandim të mjekut të familjes”, tha në një deklaratë për mediat, kreu i rregullatorit britanik të barnave, June Raine.

Një muaj më parë, Pfizer njoftoi se kishte aplikuar në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për miratim të përdorimit urgjent të ilaçit kundër Covid-19 në formë pilule. Pfizer njoftoi më 5 nëntor se pilula PAXLOVID ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes nga efektet e koronavirusit me 90 për qind.

 

Të fundit

Cilat janë 4 frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

Frutat e thata janë një burim i madh antioksidantësh që kontribuojnë në shëndetin tonë afatgjatë. Më poshtë do të...

“Në Vlorë po shkon çmimi 10 mijë euro metri katror”. Gazetari zbulon arsyen

Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe. Komentet Bushkola i bëri në emisionin ‘Off the...

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez kërkon 100 milionë euro për...

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine...

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet për median bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV