Aksident i rëndë në Brezovicë/ Përplasen dy makina, 6 persona të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Brezovicë-Shtërpcë në Kosovë, në të cilin 6 persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, teksa pesë persona janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Brezovicë – Shterpcë , ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, përvec dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 6 persona të cilet pasi kanë pranuar ndihmën mjekësore në Shtërpcë, janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Pesë persona prej tyre po trajtohen në Ferizaj , ndërsa njeri është dërguar në QKUK – Prishtinë . Njësia e Komunikacionit rrugor po e heton rastin!”, u shpreh Veseli.

Të fundit

Kosova dështoi në Konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si...

Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë

  Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht...

Tërmeti shkakton shembjen e minierës në Kili, viktima dhe të zhdukur

Një minator ka vdekur, pesë janë të zhdukur dhe nëntë të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një tërmet me magnitudë 4.1 në Rancuaga të...

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.2 lekë dhe do shitet me 85.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...

Trump, tarifa tregtare ndaj dhjetëra shteteve, kush janë vendet e prekura të Ballkanit

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka prezantuar të enjten vonë shkallët e reja tarifore për dhjetëra partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV