Vendos Gjykata/ Novak Djokovic lirohet nga qendra e ndalimit në Australi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenisti serb, Novak Djokovic, raportohet se e ka fituar çështjen gjyqësore. Gjykatësi Kelly gjeti se vendimi për t’ia anuluar vizën ishte “i paarsyeshëm”. Ai ka urdhëruar që Djokovic të lirohet menjëherë.

Mediat e huaja raportojnë se Kelly urdhëroi që Djokovic t’i ktheheshin pasaporta dhe të gjitha sendet e tjera personale.

Ky urdhër u shpall në gjykatë dhe gjykatësi tha se vendimi për anulimin e vizës do të “shfuqizohej”.

Gjykatësi deklaroi se nëse qeveria, nëpërmjet një ministri tjetër, ushtron një kompetencë personale për të anuluar vizën, atëherë Djokovic nuk do të lejohet të kthehet në Australi për tre vjet.

34-vjeçari Djokovic  është mbajtur në një qendër ndalimi për migrantë prej 6 janarit.

Ai nuk është parë në publik qe kur ka shkuar në Australi.

Sipas rregulloreve australiane, secili i huaj që hyn në këtë shtet, duhet të jetë i vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit. Djokovic  ka folur vazhdimisht kundër vaksinimit kundër koronavirusit, mirëpo nuk e ka bërë të ditur kurrë statusin e tij të imunizimit.

Të fundit

Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka folur në një nga episodet e fundit të podcast-it “The Rest is...

Pas konfliktit të vjetër, ja si reagon Adelina Ismajli kur e pyesin për Leonora Jakupin

Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, ka njoftuar rikthimin në skenë me katër projekte muzikore të reja, në kuadër të 40-vjetorit të karrierës së saj....

Tri ditë vonesë, 90 kamionë me ndihma mbërrijnë në Gaza

Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara kanë mbërritur brenda Rripit të Gazës, tre ditë pas lehtësimit të një...

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të...

Qyteti i shkatërruar nga sëmundja e veçantë, të gjithë janë kushërinj

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

Lajme të tjera

Web TV