Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet shoferi i ambulancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona ndërsa janë nën hetim 5 të tjerë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 30-vjeçar është prangosur pasi ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, duke dalë jashtë banesës.

Ndërsa ‘Rrugorja’ ka arrestuar A.B., 27 vjeçe dhe K.K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar makinat e tyre në gjendje të dehur. Gjithashtu edhe M.J., 55 vjeç u kap nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga ka rënë edhe shoferi i ambulancës me inicialet A.H., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dje duke drejtuar mjetin autoambulancë, është përfshirë në një aksident me disa mjete, në autostradën Durrës-Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar personat me inicialet: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 30 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A. B., 27 vjeçe dhe K. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – M. J., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– A. H., 49 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autoambulancë, është përfshirë në një aksident me disa mjete, në autostradën Durrës-Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit: P. Z., 35 vjeç, K. V., 27 vjeçe, A. Z., 26 vjeçe dhe R. B., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :  Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin E. D. (A)., 45 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Kavajë proceduan penalisht shtetasit K. H., 26 vjeç, G. I., 26 vjeç, B. H., 44 vjeç dhe Xh. H., 42 vjeç, pasi shtetasi K. H., së bashku me shtetasin G. I., kanë dëmtuar pronën e shtetasve B. H. dhe Xh. H., dhe këta të fundit, i kanë thyer xhamin e makinës shtetasit K. H., dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe ndaj shtetasit G. I.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

‘Ndjellësi i fatkeqësive’ që i ngre topin për ‘fitore të rreme’ Edi Ramës

Një video dhe foto që kisha postuar dje nga pasojat e zjarreve në Delvinë në një reportazh, ishte ripostuar sot nga Sali Berisha, i cili...

Lajme të tjera

Web TV