Braçe: Vendimi për Berishën, hipokrit, por standard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përjashtimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike sipas deputetit të PS Erion Braçe, ishte një vendim “hipokrit” nga ana e kryesisë, por “standard” në të njëjtën kohë.

Braçe ka radhitur të gjitha sulmet e Berishës gjatë karrierës së tij politike, duke theksuar se Partia Dmeokratike nuk e përjashtoi atë anjëherë për ato edhe përse ishte përgjegjës. Ndërkohë sapo ai sulmoi PD ata e përjashtuan, një veprim që deputeti socialist e cilësoi si hipokrit.

Ai tha se ky është minim i demokracisë dhe se Basha nuk i “ikën” dot këtij standardi duke thënë “I bëra unë, por më detyroi Berisha”.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

BERISHA JASHTE #PD,

VENDIM HIPOKRIT POR STANDARD!

ASFARE VENDIM I FORTE!

E perjashtuan per “SULMIN NDAJ PD”;

Pra, SALI BERISHA ka sulmuar shtetin, institucionet, te drejtesise e finances, ka sulmuar kundershtaret, i ka burgosur e vrare/pushkatuar, ka sulmuar median dhe i ka pushtuar, djegur, ka sulmuar gezetaret dhe i ka burgosur, dhunuar deri ne barbari etj etj;

POR #PD NUK E PERJASHTOI KURRE! E perjashtoi se sulmoi PD!

HIPOKRIZI ME TE MADHE SE KJO NUK KA! Nderkohe DHUNA si arsye per perjashtimin e Sali Berishes, po sherbehet si STANDARD; A SHKON PERTEJ BERISHES?

Dhuna e Berishes mbi PD, godines e njerezve ne te, nuk hyn hic ne nje ushtrim krahasues me dhunen e atij vete por edhe LULZIM BASHES mbi institucionet, policine, drejtesine etj;

Kujtoni sulmin mbi parlamentin duke ikur, duke djegur mandatet, duke qelluar me zjarr Kuvendin;

Kujtoni sulmin mbi ZGJEDHJET duke ikur, duke djegur me zjarr qendra votimi, materiale e flete votimi!

Ky eshte MINIM I DEMOKRACISE dhe Lulzim Basha nuk i iken dot ketij standardi duke thene: I BERA UNE POR ME DETYROI BERISHA!

Lexo edhe :  17-vjetori i Pavarësisë,Osmani:Ecim përpara,s’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë

Natyrisht, STANDARDI eshte pune e #PD!

Shqiptaret meritojne nje NDJESE TE MADHE E TE VERTETE per dhunen ai menyre jetese ne politike prej vitesh! Aaaaa dhe nje gje; Berishen e kane perjashtuar nga PD, jo nga Shqiperia!

Kujtojmë që Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Lajme të tjera

Web TV