Zbulohen viktimat e një cunami 3600-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip arkeologësh në Turqi ka zbuluar eshtrat e dy viktimave të para të konfirmuara të cunamit të gjeneruar nga një prej shpërthimeve vullkanike më shkatërruese ndonjëherë, ai i vullkanit Thera, i vendosur në detin Egje ku sot ndodhet ishulli grek i Santorinit.

Skeletet e një të riu dhe një qeni të nxjerra nga deti datojnë 3600 vjet më parë. Është i njëjti moment historik me të cilin lidhet edhe shpërthimi më i keq në Thera. Një fatkeqësi natyrore që zhduku qytetin e lashtë minoan të Akrotirit, në Santorini, përtej vendbanimeve të tjera në ishujt e afërt dhe në brigjet e Kretës. Mendohet se ngjarja vullkanike frymëzoi mitin e Platonit për Atlantidën, ishullin legjendar që u fundos në një natë të vetme.

Mbetjet e hirit vullkanik të depozituara nga vullkani në shpërthimin që ndodhi rreth vitit 1600 para Krishtit, janë gjetur me bollëk në Santorini, por ajo e cunamit deri më tani kishte mbetur vetëm një hipotezë. Valët anormale tërheqin viktimat dhe mbeturinat drejt detit, larg nga bregu ku është më e vështirë t’i gjesh ato, prandaj nuk kishte asnjë provë të një cunami të prodhuar nga shpërthimi i Therës.

Ekipi i udhëhequr nga arkeologët nga Universiteti i Ankarasë zbuloi mbetjet në Çeşme-Bağlararası, një vend i epokës së bronzit në bregun perëndimor të Turqisë me pamje nga deti Egje. Këtu, gjatë cunamit, një mur mbajtës mbante trupat e një njeriu dhe një qeni, si dhe hirin, rrënojat dhe mbeturinat e tjera, duke i penguar ata të thitheshin nga furia e detit. Siç thuhet në artikullin e publikuar në PNAS, burri dhe qeni u gjetën në një pozicion pak të lakuar që të kujton ato të viktimave moderne të cunamit. Rreth skeletit nuk u vunë re shenja të varrimit.

Lexo edhe :  Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si "V-J Day"

Datimi radiokarbon i materialit rreth viktimave e vendos cunamin “vrasësin” jo më herët se viti 1612 para Krishtit. Ekipi gjithashtu zbuloi se kishte disa cunami të shkaktuara nga vullkani Thera rreth asaj kohe, si dhe përpjekje të shumta shpëtimi. Në sitin arkeologjike u gjetën disa vrima në formë të çrregullt, ndoshta të krijuara në përpjekje për të nxjerrë gurë të mëdhenj nga balta ose për të gjetur të mbijetuarit menjëherë pas katastrofës.

Të fundit

“Festa e birrës”/ Korça mirëpriti mbi 10 mijë pjesëmarrës (FOTOT)

Korça mirëpriti nga 13-17 gusht “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor. Kryetari i...

Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

Dikur ishte një prej “zemërthyesve” më të mëdhenj të Hollivudit, i cilësuar si “Brad Pitti francez”, Olivier Martinez sot është larg shkëlqimit të dikurshëm....

Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Njerëzit lëshojnë përmes lëkurës dhe frymëmarrjes një sërë komponimesh kimike me aromë të veçantë. Disa prej tyre mund të jenë tregues të një problemi...

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më...

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i është afruar portit izraelit të...

Lajme të tjera

Web TV