Dodik “non grata”, disa eurodeputetë letër Von der Leyen: Hetoni edhe Oliver Varhelyi-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallja non-grata dhe sanksionet e SHBA-së ndaj liderit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik duket se ka trazuar “ujërat” në Bashkimin Europian.

Një grup eurodeputetësh i kanë dërguar një letër Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen që të hetojë komisionerin e BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi, pasi dyshohet se ai ka bashkëpunuar me Dodik.

Media Al Jazeera shkruan se eurodeputetët kanë zbuluar një dokument i cili sugjeron se Varhelyi ka ndihmuar Dodik në planin për shpërbërjen e Bosnje Hercegovinës.

“Raporti vëren se komisioneri Varhelyi ‘u pajtua’ me z. Dodik në lidhje me datën e një sesioni të posaçëm të Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska dhe se do të shpallej një moratorium 6-mujor për të miratuar legjislacionin mbi tërheqjen e njëanshme nga institucionet shtetërore,” thuhej në letër.

Bosnja aktualisht po përballet me krizën e saj më të madhe politike që nga përfundimi i luftës në dhjetor 1995, kur u nënshkrua marrëveshja e paqes së Dejtonit.

Marrëveshjet e ndanë vendin në dy entitete gjysmë autonome, entitetin e Federatës së dominuar nga boshnjakët dhe kroatët si dhe entitetin e Republika Srpska e drejtuar nga serbët.

“Përfaqësuesit e Komisionit nuk mund të duket se qetësojnë lëvizjet separatiste në këtë mënyrë ose të veprojnë përtej mandatit të tyre në kundërshtim me politikën zyrtare të BE-së në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në letrën e eurodeputetëve.

“Nëse paanshmëria dhe neutraliteti i Komisionit vihet në pikëpyetje, ekuilibri i brishtë gjeopolitik kërcënohet menjëherë”.

Në tetor, Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës bëri thirrje që Republika Srpska të tërhiqet nga institucionet kryesore shtetërore dhe të krijojë institucionet e saj parashtetërore, duke shkelur traktatin e paqes dhe Kushtetutën.

Lexo edhe :  8 Janar 1642/ Vdes Galileo Galilei, astronomi italian që ishte dhe “babai i shkencës”

Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë i Bosnjës, i ka quajtur lëvizjet e Dodik “të barasvlershme me shkëputjen”, duke paralajmëruar se ato mund të nxisin ndarje dhe konflikte të mëtejshme.

Më 10 dhjetor, parlamenti i Republika Srpska miratoi një sërë ligjesh që i mundësojnë entitetit të formojë institucionet e veta dhe ushtrinë e vet deri në maj. Pasi lajmet për dokumentin e zbuluar të Sattler u publikuan më 21 dhjetor, këshilltari i Dodik Radovan Kovaçeviç mohoi përfshirjen e Varhelyi në planifikimin e sesionit të asamblesë së Republikës Srpska.

Letra e nënshkruar nga 30 deputetë theksonte se “si një palë neutrale me ndikim të konsiderueshëm”, Komisioni ka një rol kyç në sigurimin e respektimit të marrëveshjes së paqes të Dejtonit nga të dyja palët.

Të fundit

12 vjeçari ndërroi jetë në spital/ QSUT: Ndarja nga jeta e pamundur të parandalohej

QSUT ka reaguar pasi një 12-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Pediatrisë. Familjarët jashtë kamerave akuzuan mjekët se i mituri...

Egli tako përmendi ish-partnerin e saj/Olsi Bylyku bën reagimin e papritur Pse më ka kap…

Banorja e spektaklit televiziv “BBVA4”, Egli Tako, e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë ish-partnerin e saj, Olsi Bylyku, i cili njihet si aktor...

Shefi i “AI” paditet nga e motra/ Sam Altman u kallëzua për abuzim seksual ndër vite

Sam Altman, kreu ekzekutiv I Kompanisë Open AI kompani kjo që bëri të njohur inteligjencën artificiale në mbarë botën është paditu nga motra e...

Sa alkool konsumojnë shqiptarët në vit krahasuar me Europën?

Konsumi i alkoolit është një çështje e rëndësishme shëndetësore dhe sociale në shumë vende, përfshirë Shqipërinë. Ndërsa normat dhe zakonet e konsumit të alkoolit...

Ndryshimet në deklarimet e të ardhurave, afati i dorëzimit do të jetë 31 marsi

Këtë vit deklarimi i të ardhurave do të ndryshojë. Janë njoftuar tashmë disa ndryshime që do të bëhen dhe që duhen zbatuar nga të...

Lajme të tjera

Web TV