Kriminelët shqiptarë aleanca të fuqishme në Ekuador/ Në 4 vitet e fundit janë kapur 721 vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i ballkanasve në Amerikë Latine po rritet vazhdimisht. Policia ekuadoriane raporton se nga viti 2014 deri tani janë arrestuar 24 trafikantë ballkanas të kokainës kryesisht shqiptarë dhe malazezë.

Sipas mediave vendase, ata po funksionojnë si një grup i strukturuar kriminal si një kompani Holding e cila nënkontrakton shërbimet e bandave lokale për sigurimin e mbrojtjes, logjistikës, magazinimit, transportit të drogës dhe kur ju duhen vrasje me porosi.

Plot 721 shqiptarë janë kapur në Ekuador në 4 vitet e fundit. Ata vijnë në këtë shtet për t’i shërbyer kontrabandës së drogës. Në vitin 2021, Policia e Ekuadorit sekuestroi 210 tonë drogë, nga të cilat 173 ishin kokainë, 45 tonë më shumë se një vit më parë.

Udhëheqësit e grupeve kriminale i drejtojnë operacionet kriminale edhe nga burgu. Evropa është tregu më i rëndësishëm i kokainës në botë ku çmimi për një kilogram varion nga 55,000 USD deri në 80,000 USD kurse në Shtetet e Bashkuara kushton vetëm 28,000 USD.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV