Mallkimi i Neymarit në Champions League, sa rrezikon braziliani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar mund të humbasë mundësinë e luajtjes në Champions League me Paris Saint-Germain. Braziliani lëndoi brinjët e tij gjatë fitores 5-0 të PSG-së ndaj Montpellier në 1 shkurt dhe megjithëse lëndimi nuk dukej serioz, ai ka humbur tre ndeshjet e fundit kundër Nantes, Lyon dhe Dijon.

Neymar tani po përballet me garën kundër kohës për të qenë i gatshëm për ndeshjen e parë të PSG-së në Champions League për fazën e 16-ave me Borussia Dortmund të martën e ardhshme.

“Unë nuk mund të garantoj 100% se ai do të jetë në gjendje të luajë kundër Dortmundit,” –tha të mërkurën Thomas Tuchel, trajneri i klubit francez.

“Ne do të shohim të premten … por nuk do të rrezikojmë shëndetin e tij.”-shtoi ndër të tjera gjermani.

Neymar ka humbur tre nga katër ndeshjet e PSG-së në knockout të Champions League gjatë kohës së tij në këtë klub. Pala franceze është zhdukur nga Evropa në fazën e 16-ë të fundit në secilën nga dy sezonet e fundit.

Neymar luajti ndeshjen e parë të barazimit 2017-2018 kundër Real Madridit, por humbi takimin dy, ndërsa lëndoi të dyja këmbët dhe doli jashtë loje në ndeshjen me Manchester United në 2018-2019./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV