Vrau djemtë dhe veten, hetuesit gjermanë: Shkak i krimit, mosmarrëveshjet martesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mosmarrëveshjet martesore gjatë festave të fundvitit mësohet se kanë qenë shkak i tragjedisë me tre të vdekur në Gjermani, ku shqiptari nga Kosova, Flamur Rexha 44 vjeç qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 11-vjeçare dhe po ashtu plagosi gruan e tij Avdije Rexha, 38 vjeçe dhe në fund qëlloi veten. Nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas mediave gjermane, të cilat citojnë hetuesit që po merren me investigimin e krimit të rëndë, mësohet është se familja shqiptare kishte pasur shpesh debate. Fqinjët thonë se Flamuri ka qenë gjaknxehtë. Ai madje mësohet se në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij, të cilët e kishin denoncuar në polici.

Avdije Rexha dëshmoi se fillimisht ka pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj Flamurin, pastaj bashkëshorti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë.

Po ashtu, sipas autoriteteve, qysh në mars të vitit 2020, gjatë një debati të ashpër mes prindërve, djemtë kishin telefonuar policinë. Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve Stormarn ka treguar për rastin.

“Si rezultat, më 24 mars të vitit 2020 morën një raport nga policia për dhunë në familje. Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikike. Ne gjithashtu nuk gjetën ndonjë tregues për ndonjë rrezik të mirëqenies së fëmijëve”, tregon Sabine. “Po të kishte qëllime të ndarjes nga ana e prindërve, do të mund të paramendoja se mund të vinte te një ngjarje kaq e tmerrshme. Frika nga humbja mund të luajë një rol të madh. Bëhet fjalë për fëmijët”, thotë Schimdt.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV