Emërohen dy zëvendësministre Financash, ja dy gratë që do ndihmojnë Denajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ministrave ka emëruar dy zëvendësministre të financave pas largimit me dorëheqje të dy ish-ministrave.

Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali janë emëruar zëvendësministre të Financave dhe Ekonomisë. Vasilika Vjero ka shërbyer si drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve dhe pasi u largu nga ky post ka drejtuar për pak ditë edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Ndërkohë Adela Xhemali ka  drejtuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Ndërkohë Ministria e Financave ka edhe dy zëvendësministre të tjera Albana Shkurta dhe Daina Sorrensen shërbejnë në këto poste prej disa vitesh. Tashmë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, më e rëndësishmja e qeverisë Rama, është në dorë të pesë femrave.

Largimet

Brenda pak ditëve dy zëvendësministrat e Financave kanë dhënë dorëheqjen. Elton Haxhi, ish numri dy i Financave ka njoftuar largimin nga posti me një postim në Fecebook, në një kohë që vetëm një muaj më parë është larguar dhe zëvëndësministri tjetër, Erjon Luçi.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit

Shënohet dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet...

“Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos të premten pasdite, pranë shtëpisë...

114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

Në 114-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjon Ujka, që dha jetën në betejën e përgjakshme në Qafën...

Vendimi për Noel Clarke është një fitore për gratë guximtare dhe për gazetarinë

Katharine Viner* Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të Guardian pasi aktori dhe regjisori britanik paditi për shpifje për akuzat e sjelljes seksuale të...

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit në plazhin e Himarës dhe arratiset pa gjurmë. Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë menaxheri i subjektit, që ka...

Lajme të tjera

Web TV