I dyshuari për sinagogën e Teksasit lidhet me “Zonjën e Al-Kaedës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i dyshuar që mori peng një sinagogë në Teksas të shtunën thuhet se ka kërkuar lirimin e Aafia Siddiqui, e cila u dënua për përpjekje për të vrarë personelin amerikan në Afganistan.

Ndërsa identiteti i pengmarrësit ende nuk është konfirmuar, ABC News dhe NBC News raportuan, duke cituar zyrtarë amerikanë, se i dyshuari i tha policisë se ishte një “vëlla” i Aafia Siddiqui, një neuroshkencëtare pakistaneze që vuante një dënim 86-vjeçar në SHBA. Gruaja që u quajt  “Zonja Al-Kaeda” nga mediat perëndimore dhe u dënua në vitin 2010 “për tentativë vrasje dhe sulm ndaj shtetasve amerikanë, oficerëve si dhe punonjësve amerikanë në Afganistan”.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, burri thuhet se iu referua “motrës” së tij dhe kërcënoi se ishte gati të vdiste dhe të vriste pengjet nëse dikush hynte në ndërtesë, e cila kishte mbajtur shërbime Shabbat pak para se të hynte ai.

Gjithashtu, thuhet se ka qenë duke negociuar me policinë për lirimin e Siddiqui. Ajo aktualisht është duke vuajtur dënimin e saj në Fort Worth të Teksasit, i cili është vetëm pak larg nga Colleyville, ku ndodhi ngjarja. Sipas burimeve që kanë folur për ABC News, pengmarrësi ka thënë se është i armatosur me eksploziv.

Një avokat i Muhammad Siddiqui, vëllai biologjik i gruas, megjithatë, i tha Daily Beast të shtunën se klienti i tij nuk ishte pengmarrësi.

Siddiqui u arrestua në vitin 2008 dhe u akuzua për të shtëna ndaj agjentëve të FBI-së dhe ushtarëve amerikanë që kërkonin ta merrnin në pyetje në provincën Ghazni në Afganistan.

Ka pasur një fushatë publike të vazhdueshme në Pakistan për kthimin e gruas. Në tetor, një turmë protestuesish u mblodhën jashtë Konsullatës së Pakistanit në Nju Jork për të kërkuar lirimin e saj, ndërsa e quajti atë një “të burgosur politik” dhe një viktimë të pafajshme të Luftës së SHBA-së kundër Terrorit. Aktivistët kanë pohuar gjithashtu se Siddiqui po keqtrajtohet në burg, pasi ishte sulmuar në korrik, duke rezultuar në djegie dhe izolim.

Lexo edhe :  Meloni, e preferuara e Trump/ E vetmja aleate e presidentit të SHBA në Europë

Senati pakistanez miratoi një rezolutë duke e quajtur atë “Vajza e Kombit” në vitin 2018, ndërsa kryeministri pakistanez Imran Khan shprehu mbështetjen për lirimin e saj dhe madje thuhet se e diskutoi këtë çështje me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

 

Të fundit

Sondazhi/ Partia Demokratike rezultat më të keq se në vitin 1997

“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin Partinë Socialiste dhe vetëm 24.9%...

Pas tërmeteve të vazhdueshme, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të...

Parlamentaret në Kosovë/ Futen në sherr serbët, akuza njeri-tjetrit për blerje votash

Fushata zgjedhore në Kosovë ka ndezur përplasje edhe mes vetë komunitetit serb atje. Akuza të shumta po lëshojnë pjesëtarë të këtij komuniteti ndaj njëri-tjetrit, e...

Monitoruesi Europian i Klimës: Janari i këtij viti, më i ngrohti në histori

Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht...

Seanca në GJKKO, Nuredin Dumani nxjerr emrin e një tjetër oficeri policie

Po dëshmon sot në GJKKO i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Gjatë procesit që po vazhdon me dyer të mbyllura Nuredin Dumani ka nxjerrë emrin...

Lajme të tjera

Web TV