Lewandowski vendos një tjetër rekord me golat e shënuar në Bundesligë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superylli i Polonisë Robert Lewandowski është sërish në listën e nderit të Bundesligës pasi një hat-trick në fitoren 4-0 të Bayern Munichut kundër Këlnit e çoi 33-vjeçarin në 300 gola në divizionin më të lartë të Gjermanisë.

Ai behet lojtari i dytë që ka arritur atë moment historik pasi Müller e bëri këtë kundër Hertha Berlin në 1976, Lewandowski po vazhdon të bëjë depërtim në rekordin e të gjitha kohërave të legjendës gjermane në Bundesligë prej 365 golave. Me 23 gola në emër të tij, Lewy ka një epërsi të qartë në krye të listave të shënimeve.

“Për mua është diçka e veçantë”, tha Lewandowski pas fitores së 15-të të Bayernit në ligën e parë këtë sezon. “Para ndeshjes, nuk mendoj për rekorde apo sa gola kam shënuar tashmë apo sa duhet të shënoj.

“Unë bëj punën time, bëj më të mirën time. 300 është një numër i mirë. Sigurisht që është një numër shumë i bukur. Nuk e prisja që do të shënoja kaq shumë gola në Bundesligë nëse do të më pyesnit dhjetë vjet më parë, ose më gjatë. Tani, unë jam këtu me 300 gola, dhe kjo do të thotë shumë.”

Të fundit

Bardhi nga Fieri denoncon rritjen e taksave për bizneset: Po shpopullohet vendi

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi gjatë takimeve me qytetarë në Fier ka denoncuar rritjen këtë...

Të ndarë prej një viti, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj rikthehen në krahët e njëri-tjetrit?

Prej gati një viti, dyshja shumë e njohur për publikun, Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj nuk janë më me njërin-tjetrin. Ndonëse nuk folën asnjëherë publikisht...

SHBA ndryshon rregullat: Revokimi i vizës tani sjell dëbim të menjëhershëm

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka zbuluar hollësi të reja mbi një goditje ndaj studentëve ndërkombëtarë, duke shpjeguar mënyrën sesi ka shënjestruar mijëra persona...

Qeveria shqiptare miraton ndërtimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier dhe në Kolonjë

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MË në fshatin Povelçë, në Fier. Projekti do të realizohet nga shoqëria “EZ-5...

10 mln dollarë investim, qeveria shqiptare bëhet aksionere e projektit të Mira Muratit

Buxheti i shtetit po rishikohet për herë të parë për këtë vit me qëllim financimin e projektit të investimit startup "Machine Thinking Lab". Ky...

Lajme të tjera

Web TV