Vizita e Erdogan në datën e vdekjes së Skënderbeut/ Reagon qeveria: S’ka asnjë lidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Qeveria deklarojnë se nuk ka asnjë lidhje mes qëndresës së Skënderbeut ndaj Perëndorisë Osmane dhe Turqisë së sotme dhe i cilësojnë si “të pakujdesshme dhe provokuese” pyetjet që kërkojnë të gjejnë simbolikë mes vizitës së Erdogan në Shqipëri dhe përvjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.

“….(pyetje) Në rastin më të mirë, të pakujdesshme dhe në rastin më të keq provokuese, sepse nuk ka asnjë lidhje mes Republikës së Turqisë dhe rrethimeve të Krujës, apo mes qëndresës së Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut dhe Turqisë së sotme, e cila është anëtare e NATO-s, vend partner strategjik i Shqipërisë dhe mik i mirë në ditë të vështira, siç e tregoi edhe mbështetja e paçmuar për rimëkëmbjen pas tragjedisë së tërmetit.

Prandaj problem në këtë rast nuk përbën vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë, po lidhje të tilla krejt pa lidhje, të cilat pa dashje nxisin urrejtje mes popujve”, tha për Zërin e Amerikës, drejtori i Komunikimeve në Qeveri, Endri Fuga.

Fuga u pyet për koincidencën e vizitës së presidentit turk, në datën e vdekjes së Skënderbeut dhe nëse një koincidencë e tillë përbënte ose jo problem.

Vizita e Erdogan përkoi me 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Të fundit

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona....

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Lajme të tjera

Web TV