Kujtojmë me nderim në 75-vjetorin e lindjes të madhin Roland Trebicka (1947-2013)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roland Trebicka lindi në Korçë më 17 janar 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në vendlindje.

Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”. Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.

Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)…. tek “Një burrë me trandafil”.

Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.

Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nesti).

Lexo edhe :  Festat e Marsit, nga mësuesit dhe gratë te ballokumet dhe ashuret

Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet.

Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. U nda nga jeta më 6 mars 2013

Role në teatër
Viti Titulli Shënime
2011 Martesa e avokatit
2010 Berberi i Seviljes

2009 Te gjithë kanë huqe komedi
2009 Kohë për t‘u çm endur
1999 Po vjen ai serial, Jovan Bregu
1998 8 persona plus komedi, Lipin

1990 Valsi i Titanikut dram, Spirake Nenculesku
1985 Pallati 176 komedi, Jovan Bregu

Role në filma
Viti Titulli Shënime
2011 (?) kerkohet nje genjeshtar komedi
2004 Tifozët serial komik
1996 Gjumi i Gjate telekomedi

1984 Endërr për një karrikë interpreton Vaskën
1979 Radiostacioni
1978 Koncert në vitin 1936 interpreton Nestin
1961 Debatik interpreton Kostën/Naishtedikur.com/

Të fundit

Messi gati të rikthehet në fushë, trajneri i Inter Miami: Jam optimist

Trajneri i Inter Miami CF, Javier Mascherano u shpreh optimist për përfshirjen në listë të Lionel Messit për ndeshjen...

Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, pranga 32-vjeçarit në Tepelenë

Një 32-vjeçar u arrestua në Tepelenë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës...

Rey Manaj largohet pa ndjenja nga fusha, reagon klubi turk

Rei Manaj u largua nga fusha në minutën e 9-të gjatë ndeshjes Sivaspor Ai humbi ndenjat pas përplasjes me një futbollist dhe u largua...

“Humba shikimin në njërin sy,shpërtheu kapsolli”,G Bani kujton si ndodhi shpërthimi fatal

Reperi Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ka rrëfyer në emisionin S’e luan Topi disa prej ngjarjeve të...

Detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS!Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj

Detaje të reja mësohen në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me secilin nga drejtuesit politikë të qarqeve për PS-në. Gazetari Osman...

Lajme të tjera

Web TV