Përplasjet te “5 Maji”, Nano: S’ka pasur ankesë për dhunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është pyetur në lidhje me përplasjet e ndodhura një ditë më parë në lagjen e “5 Majit” në Tiranë, gjatë nxjerrjes së banorëve nga banesat që do të shemben. Nga Korça Nano u shpreh se nuk ka pasur ndonjë ankesë për dhunë, ndërsa theksoi se nëse do të ketë, atëherë do të bëhet një hetim mbi rastin dhe do të merren masat përkatëse.

“Policia e shtetit ka qenë në mbështetje të një pune që po zhvillonte institucioni për mbrojtjen e territorit në Bashkinë e Tiranës nën dijeninë time tani edhe nga qëndrimet e institucioneve të tjera nuk ka pasur ndonjë ankesë megjithatë këto që ju po thoni do të verifikohen dhe në rast se do të ketë shkelje apo parregullsi në procedurat standarde të Policisë së shtetit atëherë do të merren të gjithë masat përkatëse administrative”, tha ai.

Të fundit

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me...

Na duhet një “Bedri Spahi”

Nga ARTUR  AJAZI Ish-gjeneral pas luftës, dhe Prokurori i Përgjithshëm i atyre viteve, Bedri Spahiu mbahet mënd si njeriu i “hekurt” që hetoi dhe dënoi...

Euro nis revanshin ndaj lekut/ Rifiton pikë, i afrohet nivelit të 100 lekëve

Monedha europiane ka bërë një kthesë të fortë këtë javë duke u afruar pranë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së...

VIDEO-LAJM/ Shiu kthen në “lumenj” rrugët e Durrësit

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në vendin tonë, Durrësi është përmbytur. Edhe pse rrugët janë mbuluar nga shiu, duket se...

Prindërit i heqin internetin, 13-vjeçarja i denoncon për keqtrajtim

Pas një debati me babanë e saj, ai i heq lidhjen e internetit. Pas kësaj një vajzë 13-vjeçare, me banim në veri të Barit,...

Lajme të tjera

Web TV