Meta dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkitë pa kryetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 6 mars si ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë të vendit që kanë mbetur pa kryetar.

Presidenti ka dekretuar të enjten, më datë 20 janar caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

“Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”, shkruan kreu i shtetit.

Kujtojmë që një ditë më parë, Presidenti Meta pati një takim me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla për të folur për datën e zgjedhjeve dhe tha se ka marrë garanci që PS nuk do e bojkotojë këtë datë.

Ndërkohë Meta tha se nuk kishte bërë asnjë ftesë për partitë politike për konsultim për datën e zgjedhjeve.

NJOFTIMI I PLOTE

Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! ??

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV