Teksa vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat pritet të shkojnë deri në -17 gradë celsius nga java që vjen, kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ndodh në terren.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë thekson se po punohet pa pushim që në zonat e mbuluara nga bora, rrugët të jenë të hapura.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me punën që vijon papushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë??”, shkruan Rama.