Spitali i ri i Laçit, Manastirliu inspekton punimet: Do jetë gati pas 2 muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali i ri i Laçit do të jetë gati për banorët e Kurbinit pas 2 muajsh. Kështu bëri me dije sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila inspektoi sot punimet. Ajo u shpreh se ky spital është modeli i spitaleve që duhet të ndërtohen në të gjitha bashkitë, teksa theksoi se ka kapacitete të bollshme.

Spitali do të përfshijë poliklinikën, urgjencën si dhe do të ketë 3 pavione.

“Në dy muaj e pak do ta konkludojmë këtë projekt. Jemi në fazën ku po bëhen instalimet elektrike dhe hidraulike. Ky spital do të jetë shembulli si ne i duam spitalet bashkiake. Spitali i vjetër ishte një godinë që nuk mund të riparohej. Ia dolëm të bënim një projekt të shpejtë. Kjo strukturë do përfshijë poliklinikë, do përfshijë ambientet e urgjencës, do të ketë 3 pavione. Ambientet janë të bollshme edhe për të shtuar shërbime të reja në rast se do të vlerësojmë se do të jetë nevoja. Po e nisim me 35 shtretër, por në kuadër të flukseve, hapësirat janë të bollshme për të rritur numrin e shtretërve”, tha Manastirliu.

Spitali i vjetër në Laç pësoi dëmtime të shumta për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe për këtë struktura u ndërtua nga themelet.

Të fundit

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe...

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias, duke...

Lajme të tjera

Web TV