Skandali me zgjedhjet Rajonale/ Bashkia Tiranë depoziton padinë në gjykatë, kallëzon dy zyrtarët e FSHF-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u shpreh i bindur se do t’i shkojë deri në fund çështjes me zgjedhjet në Shoqatën Rajonale Tiranë, këtë herë duke ndjekur në mënyrë ligjore pasi e konsideroj nul, vendimin e marrë nga kjo shoqatë, që zgjodhi Krenar Alimehmetin si drejtues.

Këtë të martë, Erion Veliaj në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, ka kallëzuar penalisht Ilir Shulku, sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe Adrian Haçi Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Padia është dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, për dijeni edhe Prokurorisë së Përgjithshme, me akuzën “Falsifikimi i dokumentave” dhe, “Shpërdorim detyre”, “parashikuar nga neni 186 dhe 248 i Kodit Penal.

Në padi, Veliaj rendit një sërë shkeljes, teksa thekson se ato janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjes së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së.

“Në listën jo të plotë dhe të manipuluar, të vënë në dispozicion para pak kohësh, anëtarëve të shoqatës me justifikimin për thirrjen e mbledhjes së delegatëve. Ka informacione që në mbledhjen e datës 24.01.2022 të orës 15 të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me telefon nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku është kërkuar e kanë marrë pjesë në këtë mbledhje persona që nuk kanë asnjë lloj lidhje me shoqatën në kundërshtim të plotë me statutin e federatës që përcakton që delegatët duhet të jenë punonnjës të anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë”, thekson Veliaj.

Ai nënvizon se Komisioni i Verifikimit nuk ka bërë identifikimin e plotë të delegatëve me të drejtë vote, si dhe lista përkatëse e delegatëve legjitim nuk i është vënë në dispozicion kandidatëve paraprakisht. “Zhvillimi i mbledhjes mbi kuorumin e nevojshëm, me pjesëmarrjen e 67 anëtarëve nga 41 që duhet të jenë, ku 24 anëtarët prezent kanë qenë persona anonim (delegate jo-legjitim). Në këto kushte çmojmë së janë përdorur lista fiktive votuesish, duke falsifikuar nënshkrimet e delegatëve legjitim me të drejtë vote, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes. Njoftimet e anëtarëve te Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë janë njoftuar nëpërmjet një emaili i cili nuk administrohet nga anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, por sipas informacioneve, këto emaile janë hapur nga punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe administrohet po nga ata. Duke futur në këtë mënyrë apo hequr të dhëna në mënyrë të paautorizuar nga sistemi elektronik nën administrimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me pasojë pavlefshmërinë e njoftimeve dhe vendimeve të kësaj shoqate”, nënvizon Veliaj.

Lexo edhe :  “Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

Ndodhur para këtij fakti, Kryebashkiaku Veliaj kërkon kryerjen e një hetimi të plotë nga organi i akuzës, në lidhje me identifikimin e plotë të listës së delegatëve pjesëmarrës në mbledhjen e zhvilluar me datë 24.01.2022, për zgjedhjen e Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës si dhe sekuestrimin e provave.

“Kërkojmë në mënyrë të menjëhershme sekuestrimin e gjithë dokumentacionit të hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, si dhe të gjithë serverat e këtyre dy institucioneve me qëllim sigurimin e provave për faktet penale të referuar dhe ndalimin e vijimit të shkeljeve të mëtejshme që do sjellin si pasojë deformimin kriminal të vullnetit të anëtarëve të këtyre OJF-ve. Kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme dhe ndjekjen penale të shtetasit Ilir shulku dhe Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, si personat përgjegjës për administrimin e dokumentacioni elektronik dhe fizik të institucioneve që përfaqësojnë”, thuhet në padi.

Të fundit

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me të rinjtë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste. Rama ka ndarë disa momenti nga takimi me...

A e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? Efi habit me përgjigjen

Në një kohë kur spekullimet dhe debatet rreth finalisteve të Big Brother VIP Albania po marrin vrull, duket se ish-banorja Efi Dhedhes ka një...

Lajme të tjera

Web TV