Përdhunoi disa femra, dënohet me 13 vite burg shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptari është dënuar me 13 vite burg për disa sulme kundrejt femrave, në Harlow të Britanisë.

Mediat britanike shkruajnë se shqiptari Altin Bushati u akuzua për sulmimin dhe përdhunimin e disa femrave në periudhën 2016-2017.

42-vjeçari iu shmang policisë për më se një vit, derisa u arrestua në 7 korrik të vitit 2017, pas sulmit ndaj një femre. Gjithsesi, policia e akuzoi Bushatin pas një investigimi në shtator të vitit të kaluar.

Sipas policisë britanike, krimet e tij ishin të dhunshme, me një ndikim të fortë psikologjik mbi viktimat.

“Përvoja e hidhur që kanë kaluar viktimat është e paimagjinueshme. Sulmi ndaj tyre ka pasur një ndikim shumë të fortë psikologjik dhe dua t’i përshëndes për guximin që kanë treguar gjatë hetimeve dhe gjyqit” – tha një zyrtar i policisë i Essex, Britani.

Ndërkohë, ditën e enjte datë 13 shkurt gjykata ka dhënë dënimin për shqiptarin Altin Bushati, në lidhje me 4 përdhunime, dy agresione dhe një sulm seksual.

Ai do të depërtohet në Shqipëri pas kryerjes së dënimit të tij. /Fjala.

Të fundit

Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Përmes...

Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s’je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Vijojnë përplasjet në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm që mori koalicioni Shqipëria Bëhet. Në një postim të fundit,...

Futbollisti i Breidablik tallet me Egnatian: Të shpejtë për të hedhur peshqirin

Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League. Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë Superiore, ja risitë e “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”. Pas takimit konsultues me...

Lajme të tjera

Web TV