Ngordhin 51 krerë dhi në Bërzhitë, alarmi për sëmundje tremb ekspertët  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë më parë në Tiranë u përhap një informacion se një sëmundje e rëndë bagëtish ishte [përhapur në zonë e Bërzhitës. Madje u shkua deri atje sa pati aludime në lidhje me ndonjë sëmundje që mund të kërcënojë edhe jetën e njerëzve por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Ministrisë së Bujqësisë që ka dhënë informacion konkret për këtë fakt. Zyrtarisht u bë me dije se 51 kokë dhi kanë ngordhur në një fermë në fshatin Dobresh në njësinë Administrative Bërzhitë në pronësi të Faik Nelkut.

Ministria e Bujqësisë thekson se dhitë janë prekur nga sëmundja e eneterotoksemisë, që ka filluar më datën 31.01.2020. Sipas njoftimit të ministrisë, pas njoftimit nga ana e fermerit për rastet e ngordhura të dhive në fermë ka shkuar një grup i kryesuar nga përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në ARSHVMB Tiranë, Gëzim Shehu, veterineri Fiqiri Gabi dhe Besmir Binaj për kryerjen e hetimit të rastit. Po sipas ministrisë, fermeri ka vaksinuar privatisht kafshët për sëmundjen e eneterotoksemisë, më datën 31.01.2020, por nuk ka bërë efekt.

Shërbimi veterinar ka marrë kampione nga kafshët e ngordhura, të cilat janë dërguar në laboratorin e shëndetit të kafshëve në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë Tiranë. Gjithashtu janë marrë masa për groposjen e kafshëve, ndërsa ferma u vendos në karantinë. Ministria e Bujqësisë njofton se pas analizimit në laborator rezultoi se shkaku i ngordhjes së kafshëve është sëmundja e Enterotoxemisë. “Sëmundja e enterotoksemise nuk është sëmundje zoonotike që nuk e prek njeriun! Sëmundja e enetrotoksemise shkaktohet nga klostridium perfigens të llojeve te ndryshme.

Klostridiumet të pranishëm në mikroflorën e aparatit tretës prodhojnë toksina shkaktare të ngordhjes së kafshëve. Për vaksinimin e kafshëve  kundër sëmundjes së enterotoksemise është detyrë e vete fermerit. Sëmundja e enetrotoksemisë  nuk është në listën e sëmundjeve të cilat mbështeten nga buxheti i shtetit, bazuar në Vkm. Nr. 408.13.05.2013 “Për dëmshpërblimin e kafshëve të eliminuara” e ndryshuar. Ferma është mbajtur në mbikëqyrje të vazhdueshme nga ana e Shërbimit Veterinar Rajonal, Tiranë” përfundon njoftimin ministria. Sipas veterinerëve kjo sëmundje prek vetëm delet dhe dhitë dhe është e detyrueshme që dy herë ne vit të vaksinohen. Vaksina duhet bërë 40 ditë para se të lindin në mënyrë që keci apo qengji të mos rezultojë i sëmurë. Kur sëmundje, po sipas veterinerëve agravon dhe bëhet e vështirë parandalimi nëse nuk janë vaksinuar. Vaksinat që vijnë në vend kryesisht janë çeke, spanjolle dhe italiane. n.k/Fjala.al/

Të fundit

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman,...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV