Kushtetuesja vendos sot për fatin e Metës në Presidencë. Nis seanca, Vitore Tusha: Kushtetuta parashikon …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese do të japë sot vendimin mbi kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 10:00.

Në qershor të këtij viti, 104 deputetë nga 140 që ka gjithsej parlamenti i Shqipërisë votuan pro shkarkimt të Presidentit Meta. Maxhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare 2021, të zhvilluara më 25 prill të këtij viti, të cilat kanë nxitur dhunë dhe kanë shkelur Kushtetutën.

Votimi u bazua në gjetjet e raportit të hartuar nga një komision hetimor me pjesëmarrjen edhe të opozitës, të ngritur enkas për të hetuar qëndrimin e Presidentit Meta para dhe gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare 2021.

Sipas raportit, presidenti Meta ka shkelur më shumë se 10 nene të Kushtetutës gjë që, sipas maxhorancës socialiste, ka sjellë mosgarantimin e unitetit kombëtar duke mbajtur anën e opozitës para zgjedhjeve të 25 prillit dhe nxitur destabilitet dhe dhunë.

 

 

Nëse gjykatësit kushtetues e gjykojnë të ligjshëm vendimin e Parlamentit, Presidenti Meta duhet ta lerë detyrën e lartë pa e përfunduar mandatin e tij pesëvjeçar, që mbaron në korrik 2022.

Vetë Presidenti Meta e ka konsideruar të paligjshëm komisionin hetimor, nuk ka pranuar akuzat e maxhorancës socialiste, e ka quajtur antikushtetues vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij dhe “të orkestruar nga PS për hakmarrje politike.”

Të fundit

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln...

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i tij thotë të kundërtën. “Konstituimi i...

La Liga në “hall”, në tre javë janë dy arbitra të dënuar

Linjë e ashpër kundër arbitrave në kampionatin spanjoll. Në tre javë dy janë përjashtuar. Interesant është fakti që në ndeshjen e Realit, pas protestave...

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

Lajme të tjera

Web TV