4.3 vite burg për sende dhune, shqiptari që vrau 19-vjeçarin grek: Nuk kam lidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

23-vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik mëngjesin e djeshëm u dënua me 4 vite 3 muaj burg për gjetjen e sendeve të dhunshme.

Pas vrasjes së Kampanos, policia e Selanikut kreu kontrolle në zyrën e një shoqate tifozësh, e cila ndodhej në katin e ndërmjetëm të një pallati në rrugën “Palaion Patron Germanou”. Efektivët e rendit sekuestruan shkopinj, thika, tuba, etj.

I riu shqiptar nuk pranoi të kishte lidhje me shoqatën e ultrasve dhe as me sendet e gjetura në të.

“Më kanë rastisur çelësat që hapin dyert e shoqatës. Nuk kam asnjë lidhje me sendet e gjetura. Nuk e di kush tjetër do të shkojë në këtë vend. Unë shkova me miqtë e mi, gjithashtu nuk e di kush tjetër i ka çelësat, ashtu siç nuk e di kush i mblodhi të gjitha këto sende që u gjetën”, deklaroi ai në seancën e sotme gjyqësore.

I riu shqiptar do të gjykohet më tej për krimin e kryer.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV