Kapet në Vlorë anëtari i grupit të Habilajve pas disa vite kërkimesh (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa vite kërkimesh, Policia ka vënë sot në pranga Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve i dënuar nga Apeli i GJKKO me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim për kultivim droge dhe grup të strukturuar kriminal.

“Është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj e 4 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”, njofton Policia.

Radhima u kap në përgjime për drogë teksa bisedonte në 2016 me të hetuarin tjetër Taulant Haxhiraj dhe shqetësoheshin për parcelat me hashash. Gjykata për Krime të Rënda nisi më 15 prill 2019 gjykimin për dosjen ‘Habilaj’, ndërsa procesi ndaj Radhimës u veçua nga ai i anëtarëve të tjerë, pasi ai ishte në arrati dhe kërkohej nga policia.

Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë dënimet me burg për grupin e Habilajve, mes të cilëve edhe Moisi Habilaj, të cilin e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK.

Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

Lajme të tjera

Web TV