Rama takim me rektorët e Universitetit në Romë: Sfidë e përbashkët frenimi i largimit të të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nga Italia tha se sfidë e përbashkët mes dy shteteve mbetet frenimi i largimi të të rinjve. Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve tona dhe atyre në Itali, Rama vuri theksin e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë. Sipas Ramës kjo është një temë që ngjall interes, pasi është një sektor ku fare qartë edhe në Itali, ndihet nevoja jo vetëm, për të frenuar studentët, por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë në vende që janë më pak tërheqëse.

‘Për mua është një nder që jam këtu dhe përjetova mikpritjen që nga minuta e parë e mbërritjes këtu. Ato u treguan shumë bujar dhe të gatshëm ndaj nesh. Dua të them se më bëri përshtypje të mirë biseda që pata me rektorin, pasi mund ta kuptoj menjëherë ngjashmëritë e shumta mes Shqipërisë dhe Italisë në këtë fushë, por në një periudhë kohe të ndryshme. Problemet që janë tani të pranishme në universitete janë njëherësh edhe të përbashkëta, prsh problemi i largimit të të rinjve. Kjo është një sfidë e përbashkët. Do na duhet të kuptojmë dhe ta orientojmë këtë problem në mënyrë racionale, pa rënë në kurthin e politikave të të shkuarës të cilët nuk kanë ndryshuar asgjë në këtë situatë. Ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat për të ndërkombëtarizuar universitetet tona.

T’u japim mundësinë aty që të studiojnë në Shqipëri dhe të kenë në dispozicion programe dhe një cilësi të ngjashme me atë që kanë në Itali. Me universitet italiane mund të shkohet para, që ekziston një lidhje e veçante mes Italisë dhe Shqipërisë. Është një pjesë e tokës së tyre e ëndrrave të tyre. është një det që na ndan, por ekziston një përkatësi e përbashkët që është jashtëzakonisht e përbashkët. Marrëdhënia me Italinë është një marrëdhënie e veçantë sa i takon arsimit. Italia ka një gadishmëri për të na dhënë më shumë e sidomos në atë që është më e rëndësishme njohurinë. Jemi me fat që ju kemi juve kaq afër dhe kaq të gatshëm që të mund të mësojmë më shumë dhe të mësojmë më shpejt. Duhet ti japim më shumë botë dhe pushtet botës së universiteteve.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane reagon për zgjedhjet, kjo ishte zhytja finale për Berishën

Bashkëpunimi në fushën e mjekësisë. Kjo është një temë që ngjall interes jo vetëm për ne por edhe për Italinë. Është një sektor ku fare qartë edhe në Itali ndihet nevoja jo vetëm për të frenuar studentë por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë ne vende që janë më pak tërheqëse. Në këtë mënyrë në mund të rrisim së bashku numrin e mjekëve dhe infermiereve që mund të vihen në shërbim të komuniteteve edhe në ato zona të thella.’- tha Rama.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV