Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me thikë në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh.
Viktima e identifikuar si V. Mamaj, 50 vjeçe është gjetur këtë mëngjes e vrarë në banesë nga bashkëshorti, ndërsa kishte një plagë në gjoks dhe disa gërvishtje.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë dhe motivet që shtynë gruan që të ndërmerrte aktin ekstrem.