A do të mbyllen Facebook dhe Instagram për Europën? Kompania Meta merr vendimin përfundimtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka marrë vendimin përfundmitar lidhur me lajmin se Instagram dhe Facebook do të mbyllet për Europën.

Kompania ka thënë se nuk planifikon të tërheqë shërbimet nga Evropa.

Bëhet me dije se kjo mundësi është diskutuar pas mospajtimeve për transferim të të dhënave evropiane në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat janë kyçe për reklamim të bizneseve, të cilat gjenerojnë gati të gjitha miliarda dollarët e kompanisë.
“Ne absolutisht nuk kemi dëshirë dhe as plane për t’u tërhequr nga Evropa, mirëpo realiteti i thjeshtë është se Meta, dhe disa biznese tjera, organizata dhe shërbime, varen nga transferimi i të dhënave në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të funksionojnë shërbimet globale”, ka thënë kompania përmes një deklarate.

Marrëveshja për të dhënat në internet, “Mburoja e Privatësisë” mes Evropës dhe SHBA-së, është shfuqizuar në korrik të vitit 2020 me një vendim të gjyqësorit të BE-së, që ka përballur kompanitë e mëdha teknologjike me pasiguri të madhe.
Meta ka thënë se u është drejtuar edhe rregullatorëve të tregjeve amerikane, duke thënë se baza që përdor për transferim të të dhënave po rrezikohet ligjërisht.

“Nëse nuk miratohet një kornizë transatlantike për transferim të të dhënave, ne nuk do të mund të ofrojmë një numër të madh të produkteve dhe shërbimeve tona, përfshirë Facebook dhe Instagram në Evropë”, ka thënë Meta, para rregullatorëve amerikanë.

Autoritetet evropiane dhe Qeveria amerikane janë duke shqyrtuar rrugë për të gjetur zgjidhje.

Të fundit

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ruse

Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500...

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV