Akuzohet se ishte në dijeni për abuzime s*eksuale të priftërinjve, Papa Benedikti XVI kërkon falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Benedikti XVI ka kërkuar falje, dy javë pas publikimit të një raporti në të cilin thuhej se ai ka qenë në dijeni për katër raste të abuzimeve seksuale me të mitur kur ishte kryepeshkop në Gjermani. Papa pranoi të martën se “abuzime dhe gabime” kishin ndodhur nën mbikëqyrjen e tij, por mohoi çdo “sjellje të keqe.”

“Kam pasur përgjegjësi të mëdha në Kishën Katolike”, tha Benedikti në përgjigjen e tij. “Aq më e madhe është dhimbja ime për abuzimet dhe gabimet që kanë ndodhur në ato vende të ndryshme gjatë kohës së mandatit tim. Çdo rast individual i abuzimit seksual është i tmerrshëm dhe i pariparueshëm.”

Akuzat goditën edhe një herë Kishën Katolike Romake, që prej 20 vitesh tashmë përpiqet të menaxhojë krizën e abuzimeve seksuale. Gjatë papatit të tij tetë-vjeçar, shtoi Benedikti, ai ishte takuar me dhjetëra viktima të abuzimit gjatë shumë udhëtimeve apostolike dhe “kishte parë vetë efektet e një faji shumë të rëndë”.

Megjithatë, në një analizë që shoqëronte letrën, katër ekspertë ligjorë që kishin ndihmuar papën në pension shkruanin se raporti, i hartuar nga një firmë ligjore në Mynih që kreu hetimin, “nuk përmban prova për një pretendim për sjellje të pahijshme ose konspiracion ose mbulim të rasteve, nga ana e Benediktit.

Të fundit

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

Lajme të tjera

Web TV