Papa Françesku, ka reaguar lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai është shprehur besimplotë se tensionet mes vendeve mund të shuhen përmes dialogut.
“Le t’i lutemi Zotit të paqes në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të kapërcehen përmes një dialogu serioz”, duke iu referuar edhe negociatave që përfshijnë Rusinë , Ukrainën me ndërmjetësimin e Gjermanisë dhe Francës.
“Dhe të mos harrojmë, lufta është çmenduri”, ka shtuar më tej Papa.
Ndërkohë Rusia vlerësohet të ketë grumbulluar më shumë se 100, 000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën, por Moska nuk i ka pranuar akuzat perëndimore se po planifikon një sulm ndaj fqinjit të saj.