Protesta e banorëve te ‘5 Majit’, Rama: Do marrin shtëpi me vlerë më të madhe se ajo që kishin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve në lidhje me shembjen e disa banesave që preken tek zona e “5 Majit” në kryeqytet në kuadër të projektit të rindërtimit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kreu i qeverisë siguron qytetarët se askush nuk do të mbetet jashtë dhe se kjo nuk bëhet për interes të ndonjë kompanie. Rama thekson se edhe ata që i kanë shtëpitë pa leje do të përfitojnë shtëpi të re me një vlerë shumë më të madhe se ajo që kanë pasur.

“Nuk kemi nxjerre asnjë jashtë nga shtëpia për asnjë kompani të asnjë shokut tone, por po ndërtojmë një lagje te re ku edhe ata qe i kane shtëpitë pa leje e qe sigurisht do t’iu prishen, do te marrin shtëpi të re me një vlerë shumë më të madhe se ajo qe kanë! Prandaj turpi le t’u mbetet atyre qe bëjnë politike përçarëse edhe me çatitë e familjeve, ndërkohë që ne do të bëjmë për të gjitha ato familje te njëjtën gjë që bëmë me familjet e prekura nga tërmeti, pa dallim partie e krahine ”, është përgjigjur Kryeministri i vendit.

Gjithashtu një tjetër qytetar ka reaguar për çështjen e “5 Majit” duke pyetur: “Ndoshta duhet bere një pyetësor për Banoret e 5 Majit, Unazës se re dhe gjithë viktimave te Rilindjes&Co!! Pyetje :A ka vlerë Jeta dhe Prona në Shqipëri??”.

Rama shkruan se nuk ka nevojë për një pyetësor të tillë sepse të quash “viktima te Rilindjes” ata që marrin shtëpi me leje në një lagje të re, pasi u prishet banesa pa leje në një geto kaotike, duhet te jesh vetë viktime e një mllefi të pangushëllueshëm politik.

Lexo edhe :  Procesi/ Votat e diasporës në rrezik, pas PS-së edhe PD ngre alarmin për parregullsi

“Nuk ka nevoje për pyetësor për atë teme, sepse të quash “viktima te Rilindjes” ata që marrin shtëpi me leje në një lagje të re, pasi u prishet banesa pa leje në një geto kaotike, duhet te jesh vetë viktime e një mllefi te pangushëllueshëm politik! Njësoj si ata qe u thoshin familjeve të prekura nga tërmeti që tërmetin e solli Rilindja dhe do vdisni nëpër çadra ”, shkruan Rama.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV